AktualitetPolitikëTë fundit

Basha: Teatri Kombëtar në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se, “teatri ynë Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane në Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur”.

“Teatri Kombëtar, shembull i arkitekturës moderne Italiane të viteve ’30-të, është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në vend, dhe po përballet me rrezikun e shembjes”!”, theksoi Basha.

“Urime nga zemra dhe mirënjohje të pakufishme për Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare dhe mijëra qytetarë që me qëndresën e tyre u përballën pa u sprapsur, me aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty kullat e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit”, u shpreh Basha.

“Ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë”, tha Basha.

“Faleminderit Europa Nostra, falemnderit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarëve-engjëj mbrojtës të Teatrit Kombëtar. Falemnderit Mariya Gabriel!”, përfundoi Basha.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com