AktualitetTë fundit

Soreca: Reforma në drejtësi, motori për ta bërë vendin të ecë përpara

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, gjatë fjalës së tij në konferencën “Sfidat e prokurorisë së Përgjithshme” e mbajtur sot në Tiranë,  veçoi rolin e prokurorisë në sistemin e drejtësis

Ai tha se roli i Prokurorit të Përgjithshëm është forcuar pas ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë.

“Arritjet e fundit në sistemin e drejtësisë janë tepër të rëndësishme edhe për brezin e ri të prokurorëve dhe gjykatësve. Duke parë rezultatet e arritura kemi objektivin të kërkojmë përpara. Sistemi gjyqësor përballet me vështirësi në tërësi, sistemi duhet të jetë më efikas. Të miratohen më shumë të drejta për njeriun, më shumë hetime proaktive.

E di që është më e thjeshtë të flasësh se sa të veprosh, por duhet profesionlizëm për të ecur përpara. Euralius është i gatshëm për asistencë. BE ka dhënë 34 mln euro në lidhje me këto reforma, për ta bërë sistemin më efikas dhe kjo është puna jonë. Vitet e ardhshme ta bëjmë më efikas sistemin në drejtësi, që t’i shërbejë popullit shqiptar. Jemi për një sistem gjyqësor transparent, reforma në drejtësi është motori për ta bërë vendin të ecë përpara”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com