AktualitetPolitikëTë fundit

Protestuesit ia “përmbysin sofrën” Ramës dhe grisin ftesat mbi tavolinën e gurit para Kryeministrisë!

Ftesa e kryeministrit Rama për t’u ulur në ‘sofrën’ e dialogut të vendosur para godinës së qeverisë, është refuzuar.

Kjo pasi letrat e vendosura mbi të janë grisur nga kalimtarë të rastit.

Ata kanë vandalizuar sheshin me këtë akt, duke dhënë sërish sinjalin e mohimit dhe përpjekjeve për protesta të dhunshme.

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe sot (24 tetor) që në orët e para të mëngjesit thirrjet për dialog me protestuesit, duke sjellë një tjetër simbolikë para godinës së Kryeministrisë.

Pas karrigeve të vendosura në ditët e mëparshme, të cilat u thyen nga protestuesit këtë herë para zyrës së tij është vendosur një tavolinë me mbishkrimin “Dialog”.

Ai ka vendosur një tavolinë guri, e rrethuar me disa ndenjëse ku janë vendosur fletë me fjalën “Dialog”.

Kryeministri ka publikuar pamjet në rrjetet sociale, duke i shoqëruar me përshëndetjen “Mirëmëngjes”.

Ku gjest i ri simbolik vjen pas tensioneve të dy ditëve të fundit, kur Rama kishte nxjerrë karrige para Kryeministrisë si një ftesë simbolike për t’u ulur dhe për të biseduar me protestuesit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com