AktualitetPolitikëTë fundit

“Kushtetuesja”; Hajdari: Të mos cënohet integriteti i përzgjedhjes së anëtarëve

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë votojë kandidaturat për anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji duhet të marrin respektivisht 84 vota.

Nëse ato nuk marrin votat e duhura gara për 2 vendet që plotëson Kuvendi në Kushtetuese, hapet nga e para, duke e shtyrë edhe disa muaj funksionimin e kësaj gjykate.

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat Rudina Hajdari deklaroi në fjalën e saj se nuk duhet të cenohet integriteti i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi ajo ka një rol vendimtar.

“Jemi para faktit të kryer. Opozita në Kuvend do të gjejë një gjuhë të përbashkët por të jo të shkelë ligjin. Duhet të trajtojmë këtë çështje. Duhet të gjejmë një dakordësi.

Të gjitha palët të tregojnë vullnetin e duhur për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Ka shumë të bëjë dhe është përcaktuese në lidhje me integritetin e saj. Nuk duhet të cenojmë integritetin e saj”, tha Hajdari.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com