AktualitetTë fundit

Tension te Drejtoria e Policisë së Tiranës; Protestuesit e Astirit thyejnë derën

Shoqërimi i tre protestuesve të Unazës së Re ka bërë që mbështetësit e tyre të mblidhen para Policisë së Tiranës.

Gjatë protestës së tyre janë dëgjuar parrulla si “Lironi djemtë tanë” dhe “Ku është Amerika?”.

Në tubim nuk kanë munguar as fyerjet duke e cilësuar Policinë e Shtetit si “Polici e leshit”.

Mësohet se protetuesit kanë tentuar që të futen me forcë, ndërsa njëri prej tyre ka thyer edhe xhamat e derës kryesore.

Ndërkohë ish-deputeti Klevis Balliu ka kërcënuar duke u shprehur se kundërpërgjigja do të jetë shumë e ashpër.

Nga ana tjetër, Flamur Noka i ka cilësuar si heronj banorët e “Astirit”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com