“Lufta” brenda apartamentit në Kavajë, 17 plumba të zbrazur në praninë e 3 fëmijëve. E kaluara e herrët e viktimës
41-vjeçari Dritan Haxholli, që mbeti i vrarë me armë zjarri gjatë një sherri në banesën e ish-të dashurës, nuk është një emër i panjohur për policinë.
Viktima ka qenë i dënuar për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike.
Mësohet se shkak i krimit është bërë vendimi i Marsida Qatjas, e martuar (burri në burg në Gjermani) dhe nënë e 3 fëmijëve, që t’i jepte fund lidhjes me Haxhollin, gjë që nuk është pranuar nga ai. Ky i fundit kishte shkuar në banesën e saj, ku ishin 3 meshkuj të tjerë, miku i saj me të cilin kishte një lidhje, dhe 2 shokë të tjerë, që i kishte thirrur për ndihmë, ndërsa aty kishte hapur zjarr ndaj Toçit, (polici mbeti i plagosur në qafë).
Në vendin e ngjarjes u sekuestruan një armë automatike model 56 me një krehër me 28 fishekë, 16 gëzhoja të kalibrit 9 mm, copa të ndryshme metalike dhe predhash, një armë zjarri e tipit Glock dhe një gëzhojë mod 56 kalibri 7.62 mm.
Pas kontrollit të bërë në banesën e shtetasit Bledar Toci në lagjen nr.2 në Kavajë, policia i gjeti vëllait të tij, shtetasit Benard Toci një sasi e dyshuar lëndë kokaine e ndarë në 7 doza me sasi afërsisht 4 gramë. Aktualisht Toçi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është arrestuar nga policia./BW
Fraksion.com







