Stop përdorimit të suplementeve të vitaminave!
Konsumimi i vitaminave dhe mineraleve ka nje efekt pozitiv në shëndetin tonë, mirëpo këtë efekt e japin vetëm vitaminat e marra nga ushqimet dhe jo nga suplementet, kjo sipas studimit të fundit.
“Rezultatet tona mbështesin idenë se vlerat ushqyese të vitaminave në ushqim nuk janë parë në suplemente” tha atori i këtyre studimeve Fang Zhang, profesor në Universitetin e Massachusetts. Çfarë është e rëndësishme të ceket është se konsumimi i tepërt i këtyre suplementeve mund të shkaktojë dëme në shëndetin e tjeriut. Konsumimi i sasisë së lartë të kalciumit me anë të këtyre suplementeve rrit rrezikun e vdekjes nga kanceri.
Këta hulumtues studiuan informacionet e disa pjesëmarrësve, të cilët i pyetën nëse kanë marrë ndonjë suplement dhe mënyrën se si janë ushqyer 24 orët e fundit. Pas eksperimenteve të mëtutjeshme ky studim rezultoi që njerëzit që konsumojnë sasi adkuate të vitaminës K dhe magnezit kishin një rrezik më të ulët të vdekjes në krahasim me ata që kishin konsumuar sasi më të lartë të vitaminave, që zakonisht i kishin marrë me anë të suplementeve.
Studimi i fundit nuk është i vetmi që ka ardhur në përfundim se suplementet mund të shkaktojnë dëme në shëndetin e njeriut. Një studim i bërë në vitin 2011 gjithashtu erdhi në përfundim se marrja e vitaminës E nga suplementet rrit rrezikun e kancerit të prastatës.
Gjithsesi konsumimi i moderuar i këtyre suplementeve edhe nga njerëzit e moshuar apo gratë shtatzëna është i lejueshëm. Njerëzit me alergji apo problem të tretjes nuk duhe të konsumojnë suplemente të vitaminave dhe mineraleve. Ky studim u publikua në datën 8 prill në revistën “Annals of Internal Medicine”.