Tepelena me qendër multifunksionale sportive; Rilindja e Pallatit të Sporteve
Pallati i Sporteve në Tepelenë është kthyer tashmë në një qendër të vërtet multifunksionale sportive.
Rilindja e Tepelenës ka prekur edhe transformimin tërësor të Pallatit të Sporteve.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shfaqen hap pas hapi punimet për transformimin e Pallatit të Sporteve në Tepelenën.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këto pamje nga transformimi i Pallatit të Sporteve në Tepelenën e rilindur, ju uroj një ditë të mbarë 🌹, shkruan kryeministri Rama në Facebook.
Fraksion.com

