“Microsoft”-i mbyll “eBook”, e bashkë me të “zhduken” edhe librat
Ka lajme të këqija për përdoruesit e shërbimit “eBook” të “Microsoft”-it. Kompania është duke e mbyllur dhe bashkë me të, çdo libër i blerë “online” do të humbasë duke u bërë i palexueshëm.
“Por, a nuk është e çuditshme? – pyet korrespondenti i BBC-së në Amerikën e Veriut për teknologjinë. – Nëse jeni klient i ‘Microsoft’-it, ju i keni paguar ato libra, janë tuajat!”.
Këtu vjen edhe shpjegimi. Librat në fjalë nuk kanë qenë kurrë të klientëve. Ndonëse ka dhënë paratë për to, ajo që përdoruesi ka përfituar në fakt ka qenë vetëm e drejta e qasjes në libër. Kjo e drejtë për të lexuar mund t’i merret në çdo moment.
Për gazetarin, e gjithë situata në fund është një kujtesë e ndryshimit të fortë të mënyrës sesi përcaktohet pronësia në epokën e internetit.
Fraksion.com

