Surprizat ruse mbarojnë te penalltitë, Kroacia në gjysmëfinale
Rusi-Kroaci 2-2 (Çerishev 30′, Fernandes 115’/ Kramariç 39′, Vida 101′)
Penalltitë 3-4
(Smolov – gabon, Xhagoev – gol, Fernandes – gabon, Ignasheviç – gol, Kuziaev – gol)
(Brozoviç – gol, Kovaçiç – gabon, Modriç – gol, Vida – gol, Rakitiç – gol)
Gjithçka që ndodhi në 120 minuta lojë dhe jo vetëm
Kroacia është kundërshtari i Anglisë në gjysmëfinale, pasi triumfoi me 11-metërsha ndaj organizatorëve të Rusisë.
Rusia shënoi e para, por avantazhi nuk zgjati shumë, pasi Kramaric i është përgjigjet Cheryshev, duke barazuar shifrat në minutën e 39 të pjesës së parë.
Denis Cheryshev ishte autori i golit të parë të ndeshjes në minutën e 31, duke kaluar të zotët e shtëpisë në avantazh. Por festa e tyre ka zgjatur vetëm 8 minuta, pasi Kramaric e shfrytëzoi në maksimum një asist në zonë të Mandzukic, duke e dërguar topin në rrjetë.
Më pas, deri në minutën e 90 nuk pati më gol dhe u nevojitën 30 minutat e shtesës. Minuta e 100 i takoi Kroacisë dhe Domagoi Vidas, i cili kaloi kombëtaren e tij në avantazh.
Gjithçka u mendua se u mbyll, por rusët vazhduan të besojnë dhe besimi i tyre u shpërblye. Mario Fernandez, një lojtar me origjinë braziliane, barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 115 dhe ndeshja shkoi te penalltitë.
Por te penalltitë ishte pikërisht braziliani ai që e dërgoi topin jashtë kuadratit dhe i dha mundësinë Kroacisë që të kalojë në gjysmëfinale, atje ku rikthehet pas 20-vjetësh dhe gjen Anglinë.
Fraksion.com

