Prokuroria: Arrest me burg për 11 persona në protestën e Rrugës së Kombit
Seanca për masën e arrestit për 23 personat e arrestuar për Rrugën e Kombit vijon ende.
Prokuroria ka lexuar kërkesën për 23, ku mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 11 prej tyre, 5 arreste shtëpie, ndërsa për 7 të tjerët detyrim paraqitje.
Policia ka angazhuar gati 1 mijë efektivë si masë e jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës.
Por ka patur tensione mes disa deputetëve të Partisë Demokratike dhe forcave të policisë, të cilat fillimisht nuk i lejuan të futen në sallën e gjyqit.
Deputeti i PD Flamur Noka i tensionuar teksa kapi një efektiv të policisë për fyti, kurse Edmond Spaho u shfaq i gjakosur dhe foli për mediat. “Forcat e policisë ushtruan dhunë.” tha ai.
Ai telefonoi edhe ministrin e Brendshëm Xhafaj, duke i kërkuar largimin e policisë, e cila më pas lejoi deputetët e PD të futen në sallën e gjyqit, e cila u zhvillua pa praninë e medias.
Gjithashtu edhe deputeti i PD Flamur Noka u pa teksa
Në anën tjetër të Lanës, nuk mungoi edhe grumbullimi i qytetarëve në mbështetje të të arrestuarve.

