Ankara, Samit trepalësh Turqi-Rusi-Iran rreth krizës në Siri
Presidentët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit janë takuar sot në Ankara në kuadër të një samiti kushtuar krizës së Sirisë.
“Në deklaratën, që pritet të miratohet në samitin tripalësh Turqi-Rusi-Iran me temë Sirinë, pritet që t’i jepet një theks i veçantë vazhdimit të armëpushimit në Siri, integritetit territorial dhe ndalimit të shkeljeve”.
Samiti tripalësh me temë mbi Sirinë zhvillohet me pjesëmarrjen e presidentëve të Turqisë, Recep Tayyip Erdoggan, të Rusisë, Vladimir Putin dhe Iranit, Hasan Rohani.
Të presidentët do të japin një deklaratë që është planifikuar të publikohet në fund të samitit.
Në deklaratë pritet që të theksohet vazhdimi i armëpushimit në Siri, integriteti territorial dhe ndalimi i shkeljeve, si dhe tema të tjera për të cilat ishte rënë dakord në deklaratat e mëparshme, thonë burimet.
Para samitit tripalësh sot pati një takim mes presidentit turk, Erdogan dhe atij iranian, Rohani.

