AktualitetPolitikëTë fundit

Kosovë: Komision hetimor parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq

Kuvendi i Republikës së Kosovës me kërkesë të 40 deputetëve pasditën e sotme mbajti një seancë të jashtëzakonshme,  me rend dite  lidhur me  deportimin  e gjashtë shtetasve turq, nga Kosova në Turqitë akuzuar si  pjesëtarë të FETO/PDY-së.

Deputetë të shumtë të Kuvendit të Kosovës kërkuan të njoftohen nga qeveria lidhur me procedurat e deportimit të gjashtë shtetasve turq, si dhe kritikuan mosrespektimin e procedurat ligjore.

Pas debatit disa orësh rreth deportimit të gjashtë shtetasve turq, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e propozuar nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe i përkrahur nga të gjithë shefat e grupeve parlamentare.

Në bazë të kësaj rezolute, Kuvendi do të formojë një komision hetimor që do të bëjë hetimin e kësaj çështje.

Deputetët me 60 vota për, një abstenim dhe asnjë kundër miratuan rekomandimet e propozuara.

“E para, formimi i Komisionit hetimor parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq me datën 29 mars 2018. E dyta, kërkohet nga grupet parlamentare që brenda tre ditësh të dërgojnë në Kryesinë e Kuvendit emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë komision. E treta, në funksion të zgjidhjes së plotë të kësaj çështje, Kuvendi obligon të gjitha institucionet relevante që lidhen me çështjen në fjalë t’i përgjigjen komisionit hetimor dhe e katërta, Kuvendi mandaton Komisionin hetimor të shqyrtoj përputhshmërinë e procedurave të ndjekura, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, tha Hoti.

K

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com