“Thika ndaj Gent Prognit është për të gjithë ne”, aktivisti Edison Lika: Kërkojmë arrestimin sa më parë të policit bandit. Janë agresivë sepse po iu vjen fundi
Aktivisti Edison Lika ka denoncuar atë që e cilësoi si përshkallëzim të dhunës ndaj protestuesve, duke akuzuar policinë për shoqërime të pajustifikuara dhe intimidim të pjesëmarrësve në protestë.
Sipas Likës, dhjetëra aktivistë janë shoqëruar vetëm pse kanë qëndruar në trotuar ose kanë filmuar zhvillimet. Ai kujtoi se disa ditë më parë u shoqërua vetë teksa po jepte një intervistë, ndërsa sot, sipas tij, u ndalua edhe aktivisti Genc Shehu vetëm pse po filmonte.
Lika ngriti një akuzë të rëndë, duke deklaruar se një efektiv i policisë private nxori thikën dhe tentoi të godiste protestuesin Gent Progni.
“Një polic privat sot i nxori thikën njërit prej protestuesve. Ai nuk e nxori vetëm për ta kërcënuar, por tentoi të godiste Gent Prognin.
Ajo thikë na është drejtuar të gjithëve ne. Ne nuk kemi frikë dhe as nuk falim,” u shpreh Lika.
Ai bëri të ditur se ndaj personit në fjalë është depozituar kallëzim penal dhe ankesë në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Sipas tij, aktivistët kërkuan edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, por tre argjendari pranë vendit të ngjarjes deklaruan se nuk kishin kamera funksionale.
“Kjo nuk është heshtje, por bashkëpunim me policinë e krimit,” tha ai.
Në përfundim, Edison Lika u bëri thirrje organeve ligjzbatuese të arrestojnë menjëherë personin që, sipas tij, kërcënoi protestuesit me thikë.
“Kur polici na drejton thikën, kush duhet të na mbrojë? Kjo është një vijë e kuqe dhe e pafalshme,” përfundoi ai.
Ai nuk nxori thjesht për ta kërcënur, por tentoi të godit=ste Gent Prognin, ajo thikë na është drejtuar të ghithëve ne. Ne nuk iu kemi frikë dhe as nuk iu falim
Kundrejt tij është bërë kallëzim penal dhe ankesë në AMP, më pas shkuam për të parë kamerat, tre argjendari që duhet të jenë më të mbrojturat thanë se s’kemi kamera, kjo nuk është heshtje, por bashkëpnim me policinë e krimit.
Nga ky sesh iu bëjmë thirrje organeve të arrestojnë një minutë e më parë policing bandit.
Kur polici na drejtin thikën kush duhet të na mbrojë? Kjo është vijë e kuqe dhe e paflshme.
Fraksion.com

