AktualitetTë fundit

Vdes shoferi në aksidentin tragjik në Lezhë, motra dhe djali transportohen te Trauma

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit.

Policia njofton se rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë-Milot, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com