AktualitetTë fundit

Grabiti 60 mijë euro në bankë te Komuna e Parisit, në pranga 50-vjeçari nga Vlora

Policia e Tiranës ka arrestuar R. D., 50 vjeç, nga Vlora, i dyshuar si autor i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj.

Ngjarja ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 10:45, kur një person i maskuar hyri në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e një sendi që ngjante me armë zjarri, arriti të marrë me vete 60 mijë euro. Fillimisht, autori kërcënoi punonjësin e sigurisë dhe më pas iu drejtua sporteleve, ku mori paratë.


Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com