AktualitetBota+Të fundit

Përplasen dy trena në Egjipt, 7 persona të vrarë më shumë se 100 të tjerë të plagosur

Të paktën shtatë persona u vranë dhe 112 të tjerë u plagosën pasi dy trena u përplasën në Egjipt të dielën, tha ministria e shëndetësisë e vendit.

Disa vagona dolën nga shinat pasi një tren u përplas me pjesën e pasme të një tjetri midis stacioneve Kafr Ammar dhe Al-Raqqa në Giza, pranë kryeqytetit Kajro, tha Autoriteti Kombëtar Hekurudhor Egjiptian në një deklaratë.

Dhjetëra ambulanca u dërguan për të transportuar të plagosurit në spitalet aty pranë, ndërsa vinça u vendosën për të hequr rrënojat pasi trafiku në hekurudhë u ndërpre, thanë autoritetet egjiptiane.

Midis dhjetëra të plagosurve në përplasje, 45 persona janë liruar nga spitalet aty pranë pasi gjendja e tyre është përmirësuar, sipas ministrave të shëndetësisë.

Sistemi hekurudhor egjiptian, më i vjetri në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, ka një histori të gjatë aksidentesh fatale.

Në vitin 2019, një tren humbi kontrollin ndërsa po i afrohej stacionit kryesor të Kajros në Sheshin Ramses, duke ndezur një zjarr që vrau 25 persona. Një aksident tjetër në vitin 2017 ndodhi gjatë rrugës për në Aleksandri, kur një tren doli nga shinat dhe u përplas ballë për ballë me një tren tjetër, duke vrarë më shumë se 40 persona.

Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi urdhëroi një hetim për përplasjen në Giza të dielën, sipas një deklarate në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai gjithashtu u shprehu “ngushëllime të sinqerta” të vrarëve.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com