“Reforma Zgjedhore është urgjente, shkoni përtej dy partive kryesore”/ Ambasadorja e BE ia thotë në sy Ramës: Korrupsioni në nivele të larta.,sfidë reale
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta për qeverinë shqiptare gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ku prezantoi gjetjet e raportit vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Mesazhi raportit është i thjeshtë, Shqipëria ka ecur përpara. Sa i përket korrupsionit dhe krimit, raporti evidenton progres të mirë, përpjekjet e SPAK duhet të vijojnë sepse korrupsioni mbetet sfidë reale. Çdo reformë duhet të mbështetet në reformën në drejtësi për forcimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë, përfshirë hetimit dhe ndjekjeve të rasteve të korrupsionit në nivele të larta. Sa i përket demokracisë, raporti vë në dukje një klimë thellësisht të polarizuar, mbikqyrje të kufizuar parlamentare ndaj qeverisë dhe mungesë kuptimplota të konsultimeve. Reforma Zgjedhore është urgjente. Kjo kërkon proces gjithëpërfshirës që shkon përtej dy partive kryesore”, u shpreh ajo.
Fraksion.con

