Tensionet në protestë, reagon ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro: Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje prindërve të komunikojnë vazhdimisht me fëmijët e tyre dhe të mos lejojnë që ata të bëhen pjesë e akteve të dhunës gjatë protestave.
Ajo bëri të ditur se në shumë shkolla mësimi po vijon normalisht, ndërsa theksoi se e kupton shqetësimin e prindërve që kanë tërhequr fëmijët e tyre në shtëpi për t’i mbrojtur.
Sipas Kumbaros, studentët dhe nxënësit nuk janë ata që kryejnë shkatërrimet, ndërsa zgjidhja, sipas saj, është që energjia e protestës të kthehet në dialog.
“Thirrje për bashkëpunim. Si ministre dhe nënë, ndërsa duar të errëta hedhin tym të erret shashkash dhe shkatërrimi në biznese private apo prona publike, të mos lejojmë që fëmijët tanë të jenë viktima të kësaj tymnaje.
Në shumë shkolla vijon normalisht mësimi.
E di që shumë janë tërhequr nga prindërit në shtëpi për t’i mbrojtur. Në këto moment duart e errëta duan që maskat t’u vënë fytyrave të fëmijëve tanë. Ishim gjithë kohës në komunikim.
Nuk janë studentë dhe nxënës ata që shkatërrojnë. E vetmja mënyrë që kemi është që energjia e protestës të kthehet në dialog.
Do të jemi bashkë që shkollat të vijojnë të jenë baza të dijes. Mos lejoni që fëmijët të përdoren nga duart e errëta që duan destabilizimin e Shqipërisë”, tha ajo.
Kemi qenë gjatë gjithë kohës në komunikim, kemi ndërtuar bashkë të dashur prindër shumë programe edukimi që ju i keni mbështetur në shkollat që nga klasa e parë deri në maturë. Jemi në komunikim me të gjitha universitetet. Nuk janë studentët, nuk janë nxënësit ata që shkatërrojnë. Nuk janë nxënësit, nuk janë studentët ata që thyejnë, bizneset me të cilat mbahen mijëra familje, përfshi dhe familjet e vetë fëmijëve tanë. Prandaj e vetmja mënyrë që ne kemi që energjinë pozitive, por edhe të drejtën legjitime të rinisë për të protestuar, ta kthejmë në rrugë dialogu. Kemi qenë gjithmonë bashkë në komunikim dhe do të vazhdojmë të jemi. Do të vazhdojmë të jemi që shkolla të mos jetë vendi që shkatërrohet nga ‘’duart e zeza’’ të cilat duhet t’i mbajmë larg dhe të mos na i kthenë fëmijët në viktima të kaosit. Po të jemi bashkë që këto shkolla të jenë vatrat e dije sikurse bashkë i kemi ndërtuar, i kemi trashëguar të tilla dhe duhet t’i mbajmë dhe t’i lëmë stafetë të tilla.
Prandaj ashtu sikurse gjithmonë kemi punuar dhe diskutuar, ju ftoj që në radhë të parë të kemi bashkëpunim për të mbrojtur fëmijët, për të garantuar sigurinë e tyre fizike, që të mos merren pengrëmuja dhe nga kaosi. T’i dëgjojmë ata, t’ju japim mundësinë të flasim jo përmes shkatërrimit, por përmes komunikimit, ju si prindër edhe ne si arsimtarë.
Ndërkohë që flasim, arsimtarët dhe mësuesit janë në krye të detyrës, janë nëpër shkolla, janë duke mbyllur orarin ditor të mësimit. Prandaj vetëm komunikimi në të gjitha rrugët përfshi edhe këtë mesazh të shkurtër, është rruga më e mirë e bashkëpunimit që dhe fëmijët të kenë të gjithë të drejtën të shprehen edhe të drejtën të protestojnë në mënyrë keq legjitime, por ta bëjnë atë ashtu sikurse ju i keni mësuar, ashtu sikurse ne bashkë e ndërtojmë komunikimin në të gjithë programet tona.
Prandaj e kërkoj këtë bashkëpunim duke mirëkuptuar shqetësimin tuaj dhe shqetësimin e të gjithë mësuesve që janë ata që kujdesen për dijet, mos t’i humbasim shkollës qëllimin kryesor të ekzistencës së saj, të vatrës së dijes.
Të dashur prindër, të dashur mësues, të gjithë bashkë, por i drejtohem edhe shoqërisë, edhe mediave, edhe shoqërisë civile, edhe lagjeve dhe komunitetit: Ju lutem në radhë të parë si prindër, por edhe si qytetarë të këtij vendi, të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta të duarve të liga që kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë. I kemi ndërtuar gjithmonë gjërat me dialog dhe komunikim dhe do të jemi në vazhdimësi çdo orë këtu për t’ju përgjigjur.

