AktualitetTë fundit

Me flamur dhe veshje popullore, protestuesi sfidon gazin lotsjellës

Ndërkohë që zona para Ministrisë së Arsimit është mbushur nga gazi lotsjellës, si reagim i policisë për të shpërndarë të rinjtë që po protestonin, një pamje ka tërhequr vëmendjen.

Një protestues ka sfiduar gazin lotsjellës duke valëvitur flamurin kuq e zi, ndërkohë që është veshur me veshje popullore.

Kujtojmë se Protesta studentore hyn këtë të enjte në ditën e tretë, me bojkotimin e mësimit në gjimnaze dhe fakultete në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Që në orët e para të ditës, nxënës dhe studentë i janë përgjigjur thirrjeve për protestë, ndërsa në kryeqytet ka nisur grumbullimi para Parlamentit.

Protesta vjen pas tensioneve të së mërkurës në Tiranë, ku u shënuan përplasje, zjarre dhe dëme materiale në rrugë, institucione e biznese.

Ndërkohë, deputetët kanë anuluar seancën plenare të parashikuar për këtë të enjte. Zhvillimi vjen në një ditë kur vëmendja politike dhe publike është përqendruar te protesta studentore dhe situata e krijuar në vend.

Gjithashtu, Kryeministri Rama ka reaguar pas protestës të së mërkurës, ku akuzoi opozitën se po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Europës, duke theksuar se vendi nuk do të kthehet pas.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com