Mbi 8 orë përleshje, dhunë dhe dhjetëra të shoqëruar! Thirret sërish protestë nesër në orën 14:00 te Ministria e Arsimit
Kryeqyteti ka përjetuar një ditë mjaft të nxehtë proteste, e cila ka zgjatur për më shumë se 8 orë rresht në rrugët kryesore të Tiranës.
Mbyllja e ditës së sotme të revoltës është shoqëruar me një bilanc të rëndë: përleshje të ashpra fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë, përdorim i autobotëve të ujit, dhunë e
ushtruar në terren, dhjetëra protestues të lënduar si dhe dhjetëra të tjerë të shoqëruar në komisariatet e kryeqytetit.
Fraksion.com


