Trump u ‘konsultua’ me IA para arrestimit të Maduros? Revista Time zbulon pyetjen që presidenti amerikan i bëri chatbot-it Grok
Revista Time zbuloi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump kaloi orë të tëra duke u “konsultuar” me Grok-un, chatbot-in e inteligjencës artificiale të Elon Musk-ut, rreth Venezuelës, një muaj para operacionit për kapjen e presidentit të atëhershëm të vendit, Nicolas Maduro.
Përgjigja që ai dyshohet se mori ishte se shumë venezuelianë do të festonin largimin e Maduro-s.
Kur ushtria amerikane kapi Maduro-n më 3 janar dhe pasuan festimet, Trump thuhet se u impresionua nga saktësia e dukshme e Grok-ut, sipas Time.
Ndërsa mbetet e paqartë nëse përgjigjet e Grokut para operacionit për kapjen e Maduros ndikuan në vendimin e Trumpit, raporti nuk vërteton se çfarë ndikimi, nëse ka pasur, pati chatboti në mendimin e presidentit, dhe as nuk sugjeron që Groku ishte i përfshirë në planifikimin ushtarak.
Fraksion.com

