“Shkove bërë plazh, fjete në shtëpi dhe…”, të qeshura te “Ligjet”. Mziu: Kur të jep këshilla edhe Zegjineja…
Debati për ndarjen e re territoriale në Komisionin e Ligjeve nuk ka kaluar vetëm me diskutime për çështjet që lidhen me reformën, por është shoqëruar edhe me batuta mes deputetëve.
Deputeti demokrat iu përgjigj me ironi, duke e marrë me humor komentin e koleges së tij. “Kur të jep këshilla edhe Zegjinëja, është standard i lartë, ndaj duhet të merren në konsideratë”, u shpreh Mziu.
Pjesë nga debati:
Zegjine Çaushi: Nëse e kishte kaq shqetësim të madh reformën territoriale ti Xhelal, kujtoheshe. Mos e bojkotoje 4 muaj, por shkove berë plazh, fjete dhe gjumë në shpi dhe vjen këtu e kërkon bashkimin e dy nismave
Ulsi Manja: Ti zonja Caushi, këtë punën e plazhit e pate vetëm për zotin Mziu apo për të gjithë?!
Xhelal Mziu: Në fakt kur Zegjineja të jep këshilla në të gjitha fushat është vërtet një standard i lartë dhe duhet ta marrësh në konsideratë edhe ti kryetar për qortimet që ju bën, sepse Zegjineja është më afër asaj që ka si pikësynim PS dhe jo standardi. Kështu që do të dëshiroja që komisionit të shkojë drejt zbatimit të ligjit dhe jo rekomandimeve të Zegjinëse që nuk të dërgojnë në asnjë vend, përveçse në një kolpasi të pushtetit vendor.
Fraksion.com

