AktualitetLife StyleTë fundit

Dëshmia e Adrian Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Kompozitori Adi Hila ka dhënë dëshminë e tij në Policinë e Tiranës, ku po merret në pyetje prej më shumë se një ore lidhur me kamerat e vendosura në banesën e tij dhe publikimin e videove intime.

Hila ka pranuar se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në pronë, por ka mohuar se qëllimi i tyre ka qenë filmimi i momenteve intime.

Sipas dëshmisë së tij, kamerat janë vendosur për arsye sigurie, pasi në zonën ku ndodhet banesa e tij kishin ndodhur vjedhje.

Për këtë arsye, ai pretendon se kishte vendosur kamera në çdo cep të pronës, si brenda ashtu edhe jashtë banesës, me qëllim mbrojtjen nga vjedhjet.

Gjithashtu, në deklarimet e tij, Hila është shprehur se kamerat ishin instaluar që në vitin 2022, shumë kohë përpara publikimit të videove intime që kanë shkaktuar skandalin e ditëve të fundit. Sipas versionit të tij, bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të cilat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online.

Ndërkohë, për publikimin e materialeve intime, Hila ka deklaruar se është vënë në dijeni nga disa miq të tij, të cilët e kanë informuar për daljen e videove.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com