AktualitetTë fundit

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë, humb jetën 23-vjeçari egjiptian

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, pranë fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Audi A4, i drejtuar nga 18-vjeçari me iniciale M.S., është futur në një parakalim të gabuar. Për të shmangur përplasjen, drejtuesi i një automjeti Volkswagen ka devijuar dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vend pasagjeri i automjetit, shtetasi egjiptian me inicialet E.A., 23 vjeç, i cili punonte si mekanik në kompaninë e 18-vjeçarit.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com