Përmend Uashingtonin dhe Niksonin, Xi kujton kohët e marrëdhënieve më të ngrohta SHBA-Kinë
Gjatë fjalimit të tij në darkën zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, udhëheqësi kinez Xi Jinping evokoi momente të shkëmbimit dhe bashkëpunimit midis SHBA-së dhe Kinës gjatë historisë 250-vjeçare amerikane.
Pasi e nisi fjalën duke vënë në dukje interesin e Xhorxh Uashingtonit për të mbledhur porcelan kinez, ai kaloi te bashkëpunimi midis forcave kineze dhe amerikane kundër Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke folur për një “miqësi të farkëtuar në gjak dhe zjarr”.
Më pas, Xi kujtoi vizitën historike të ish-presidentit amerikan Richard Nixon në Kinë në vitin 1972. Shtrëngimi i duarve midis Nixon-it dhe udhëheqësit të parë të Kinës, Mao Ce Dun, shënoi fillimin e normalizimit të marrëdhënieve SHBA-Kinë.
“Ashtu si një lumë që nuk ndalon kurrë së rrjedhuri, historia nuk qëndron kurrë në vend,” tha Xi, para se të bënte thirrje për bashkëpunim në të ardhmen.
“Le t’i kultivojmë së bashku lulet e bukura të miqësisë kino-amerikane. Le të shkruajmë së bashku një kapitull të ri në marrëdhëniet tona miqësore.”
Xi Jinping
Në fund të fjalimit, Xi tha se axhenda e presidentit amerikan Donald Trump, “Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe” (Make America Great Again), mund të qëndrojë krahas qëllimit të Xi-t për “rilindjen e madhe kombëtare” të Kinës.
Ai tha: “Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë si fuqi të mëdha e të përgjegjshme, të përmbushin pritshmëritë e popujve tanë, të ecin në hap me trendet e kohës dhe të eksplorojnë një qasje të re për bashkëjetesën midis fuqive të mëdha.”
Fraksion.com

