AktualitetPolitikëTë fundit

“Tao kryetar Kuvendi…”, zbulohet klani i Belinda Ballukut në PS dhe Polici

Një komunikim i vazhdueshëm mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit, mesazhe dhe dhjetëra telefonata, të cilat nxjerrin në pah influencën politike të Belinda Ballukut në PS dhe polici.

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, pjesë të së cilës janë siguruar nga Top Channel, ku përmendet edhe emri i ish-zv. Kryeministres Belinda Balluku dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e ish-numrit dy të Qeverisë në radhët e mazhorancës.

“Taulant Balla kryetar kuvendi… Kështu janë infot… Bela me Taon shoku”, është mesazhi që Vlora Hyseni i dërgon Ergys Agasit, duke e njoftuar për një lëvizje të pritshme brenda radhëve të Partisë Socialiste. Në dosjen e SPAK, “Bela” identifikohet si Belinda Balluku, ndërsa “Tao” si Taulant Balla.

Një tjetër pjesë e dosjes lidhet me informacionet që Hyseni i përcillte Agasit për aktivitetin dhe takimet e saj. Në komunikime zbulohet se ish-shefja e inteligjencës i tregon Agasit se do të takohej me Kryeministrin dhe i jepte të dhëna për kohën e takimit. Në një mesazh të datës 24 gusht 2026 shkruhet: “Nesër duhet ta takoj KM në 8:30”, por pa dhënë detaje për natyrën e takimit dhe cila do të ishte tema e bisedës mes ish-kreut të SHISH dhe kryeministrit Rama.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com