AktualitetNATO/BETë fundit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Iowën, takon Gardën Kombëtare

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte më 22 shtator, udhëtoi për në shtetin amerikan të Iowës.

Sekretari i Përgjithshëm Rutte dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, u takuan me Guvernatoren e Iowës, Kim Reynolds. Më pas, Rutte dhe Whitaker morën pjesë në një bisedë të moderuar mbi NATO-n, të organizuar në Des Moines nga Këshilli i Çikagos për Çështjet Globale.

“NATO mund të duket shumë larg zemrës së Amerikës. Por më besoni, të dyja janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme – nga historia dhe nga vlerat e përbashkëta”, tha Rutte. “Por NATO nuk është vetëm një ideal i lartë. Ne jemi një Aleancë thellësisht praktike, “ngri mëngët dhe fillo punën”. Do të doja të mendoja se jemi disi si Iowa në atë mënyrë.” Sekretari i Përgjithshëm përshkroi përfitimet e NATO-s për SHBA-në dhe falënderoi amerikanët për kontributet e tyre në Aleancë. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e forcimit të industrisë së mbrojtjes.

Ditën e djeshme Sekretari i Përgjithshëm dhe Ambasadori vizituan Shtabin e Forcave të Përbashkëta të Gardës Kombëtare të Ajovës në Kampin Dodge. Në takimin e tyre me gjeneralmajor Stephen Osborn, ata vlerësuan trupat e Ajovës për shërbimin e tyre, duke përfshirë kontributet në stërvitjet dhe misionet e NATO-s, veçanërisht në KFOR. Nga Ajova, Sekretari i Përgjithshëm udhëtoi për në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së (UNGA).

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com