“Kokë turku” për pushtetin e Ramës, apo tentativë për të larguar vëmendjen nga përgjimet e Ron Yeffet? Kryemadhi: E vërteta për Vlora Hysenin…
Monika Kryemadhi ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimin ku është përfshirë drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet dhe qëllimet e këtij hetimi.
“Më vjen për të qeshur, por është për të qarë ku derexhe ka rënë shteti shqiptar. A është ky veprim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e Ron Yefet dhe intervistat e Ahmetajt? Kjo mbetet për t’u parë se deri ku do të shkojë hetimi i SPAK”, u shpreh Kryemadhi.
Ajo ngriti gjithashtu pyetjen nëse kryeministri Edi Rama mund ta ketë përdorur çështjen e Vlora Hysenit për të shmangur vëmendjen nga probleme të tjera politike.
“A e dorëzoi Rama vetë Vlora Hysenin për të shpëtuar apo për të dhënë një kokë turku për të zgjatur agoninë e vet politike, edhe kjo mbetet për t’u parë”, deklaroi Kryemadhi.
Fraksion.com

