AktualitetTë fundit

Finalizohen dy operacione në Tiranë, sekuestrohen armë e municion luftarak

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka finalizuar dy operacione për ndalimin e shtetasve që mbajnë armë pa leje.

Policia sekuestroi 3 armë, 17 kapsolla elektrike, municion luftarak, një shënjestër optike, 2 mjete prerëse dhe 1 peshore elektronike, ndërsa në pranga u vunë dy persona, posedues të sendeve të kundërligjshme.

Konkretisht, forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet  e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit të koduar “Qëllimi”, arrestuan shtetasin A. Z., 36 vjeç (me precedent penal), pasi iu gjetën në banesë, 2 armë zjarri (pistoletë dhe automatike), municion luftarak, një shënjestër optike, 2 mjete prerëse dhe 1 peshore elektronike.

Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit të koduar “Kontrolli”, arrestuan shtetasin F. L., 28 vjeç, në banesën e të cilit, në fshatin Brret, u gjetën 1 armë gjahu, 84 fishekë dhe 17 kapsolla elektrike, që posedoheshin pa leje.

Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar përfshirjen e 2 shtetasve të arrestuar, në veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com