Koçeku për Vora Hysenin: E emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E emëroi Rama, e arrestoi SPAK-u!
Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku iu është bashkuar reagimeve në lidhje me operacionin e ndërmarrë nga SPAK në kuadër të dosjes “AKSHI”, ku me vendim të GJKKO, u ushtruan kontrolle në disa banesa, përfshirë atë të kreut të SHISH, Vlora Hyseni dhe të ish Kreut të Policisë, Ilir Proda.
Në një reagim në rrjete sociale, Koçeku ka shkruar se Vlora Hyseni u emërua në Kosovë nga Hashim Thaçi dhe u shkarkua nga Albin Kurti. Më pas në Shqipëri u emërua nga kryeministri Edi Rama por po e arreston SPAK. “Vlorën e ka emnu Hashim Thaçi e ka shkarku Albin Kurti e ka emnu Edi Rama, e ka arrestu SPAKU. Asgja me emnin Vlore nuk i ka punët mirë këto kohë.”, ka shkruar deputetja që u largua nga Grupi Parlamentar i PS-së.
Fraksion.com

