AktualitetPolitikëTë fundit

GJKKO “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, Berisha: Shefja e SHISH bashkëpunëtore në krim, sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve

Kreu i PD Sali Berisha po zhvillon një konferencë me gazetarët.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal tek zhvillimet e fundit në vend, më konkretisht te masa e GJKKO ndaj kreut të SHISH Vlora Hyseni.

Berisha tha se kjo është ngjarja më e rëndë dhe se kreu i SHISH ishte në shërbim të krimit.

“Në histori keni lexuar, keni dëgjuar që shefat e shërbimeve të kenë punuar në kundërshtim me ligjet për diktatorë, për agjenci të tjera, por kjo është hera e parë që dëgjoni se shefja e shërbimit në një vend ishte në funksion dhe mbështetje të krimit. Sot prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Vlora Hysenin, shefen e shërbimit informativ kombëtar si bashkëpunëtore në krim, si njeri që ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve. Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës, ndaj ligjit se ky., tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com