AktualitetTë fundit

Eurodeputetët në Zvërnec, banorët i presin me protesta: Të dëgjohen shqetësimet tona për projektin

Eurodeputetët, të cilët shkuan këtë në Zvërnec ku do të ndërtohet projekti turistik, janë pritur me protesta nga banorët. Ata kanë kërkuar që të dëgjojnë shqetësimet e tyre.

“Shqipëria nuk shitet”, “Larg duart nga Vlora”, “Larg duart nga Zvërneci” janë disa nga thirrjet që ata kanë bërë.

Një banore theksoi se kanë miratuar ligje që janë antikombëtare dhe antikushtetuese dhe se ata duhet të shfuqizohen sa më shpejt.

“Kanë miratuar ligje që janë antikombëtare dhe antikushtetuese. Kundër pronarëve dhe kundër mjedisit. Ne banorët e Zvërnecit kërkojmë që të zhfuqizohen brenda muajit shtator se nuk mund të presim më. Kërkojmë të drejtën tonë.”, tha një vajzë.

Ndërsa një tjetër akuzoi se tokat e tyre po iu jepen të panjohurve.

“Tokat e shqiptarëve u jepen njerëzve të panjohur dhe interesave të ngushta. Ua merr pronarit dhe ia jep dikujt. Në vend që shteti t’i japë certifikatën e pronësisë banores së zonës, në kaq vite nuk është bërë një ndarje e saktë e kufijve. Ose janë bërë tjetërsimet e  parcelave me një parcelë tjetër. Kjo është bërë qeveri pas qeverie.”, theksoi mes të tjerash një burrë.

Eurodeputetët ndodhen në Shqipëri në Shqipëri në kuadër të takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE.

Parlamenti Europian pret që Shqipëria të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura në kuadër të zbatimit të rezolutës së këtij parlamenti dhe kërkesave që lidhen me negociatat e anëtarësimit në BE.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com