AktualitetPolitikëSport

Zjarret në Pukë dhe Tiranë, Nufi: Vijon operacioni i Forcave të Armatosura nga ajri

Forcat e Armatosura vijojnë ndërhyrjen në terren për izolimin e vatrave të zjarrit në Tërbun të Pukës dhe në Dajt të Tiranës, ndërsa situata në të dyja zonat paraqitet nën kontroll.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi bëri të ditur sot se, në Tërbun, pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri, puna është përqendruar në hapjen e korridoreve ndarëse për të frenuar përhapjen e flakëve dhe izolimin e vatrave të mbetura.

Sipas tij, situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Dajt vijon operacioni për shuarjen dhe izolimin e vatrave aktive, ku janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter.

“Edhe në këtë zonë, situata raportohet nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Forcat e angazhuara në operacion vijojnë punën në terren dhe monitorimin e situatës, me synim izolimin e plotë të vatrave të zjarrit”, informoi ministri Nufi.


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com