Vrasja e turistit portugez në Ksamil – Shpallet në kërkim pronari i “Principotes”, Bekim Bulica
Bekim Bulica është shpallur në kërkim nga policia pas vrasjes së turistit Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Bulica rezulton pronar i lokalit “Principotes” ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa autoritetet po hetojnë personat e lidhur me konfliktin dhe rrethanat që pasuan krimin.
Në kuadër të hetimit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndaluar edhe Moisid Matushajn, specialist hetimi në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. Matushaj punonte gjithashtu si roje sigurie në të njëjtin grup me Vatën. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që i parapriu vrasjes dhe se ka ndihmuar autorin të largohej nga vendngjarja.
Emri i Bekim Bulicës është përmendur edhe më herët në materiale hetimore lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave. Autoritetet franceze kishin përcjellë më parë drejt institucioneve shqiptare të dhëna për një rrjet shpërndarjeje kokaine në Paris, me të cilin lidhej emri i Bulicës.
Fraksiin.com

