80 ditë “Revolucion Flamingo”, qytetarët nuk tërhiqen, kërkojnë dorëheqja e Edi Ramës
Protesta ka hyrë në ditën e 80-të, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të protestave të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë muajve të fundit në kryeqytet.
Gjatë kësaj periudhe, tubimet kanë kaluar në forma të ndryshme, nga marshimet dhe grumbullimet masive deri te protestat e përditshme para institucioneve. Kërkesa kryesore mbetet ajo për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për ndryshime politike.
Protestuesit vijojnë të dalin në rrugët e Tiranës të shumtë në numër dhe me artikulime të qarta.
Për disa ditë protestave iu bashkua dhe diaspora, duke i dhënë një energjizim këtij tubimi.
Fraksion.com

