AktualitetPolitikëTë fundit

“Peleshi ‘viktima’ e parë e komisionit që kontrollon rrjetet sociale”, Berisha: Do zëvendësohet nga Balla

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po ushtron presion mbi përfaqësuesit e saj lidhur me qëndrimet që mbajnë në rrjetet sociale ndaj lëvizjes rinore qytetare që proteston çdo ditë.

Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se brenda kampit mazhoritar është krijuar ajo që ai e cilësoi me ironi si “Komisioni Balla”. Sipas kreut të PD-së, kjo strukturë po monitoron postimet e zyrtarëve të ekzekutivit për të identifikuar ata që nuk kanë bërë statuse kundër lëvizjes rinore.

eri i opozitës pretendoi se viktima e parë e këtij kontrolli do të jetë Niko Peleshi, i cili sipas tij është konsideruar nga Taulant Balla si “sylesh” për shkak të mungesës së reagimeve kundër protestuesve:

“Panik, tmerr, frikë në kampin e qeverisë. Krijohet komisioni Balla, është komisioni që po kontrollon statuset në mediat sociale të nomenklaturës për të identifikuar ata që nuk kanë bërë statuse kundër lëvizjes rinore qytetare. Viktima e parë e komisionit Balla do të jetë Niko Peleshi, i cili sipas Ballës është treguar sylesh ndaj lëvizjes rinore qytetare dhe nuk ka statuse në mediat e tij kundër tyre.”

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com