“Flakët në Lungomare”: Zbulohen identitetet e 6 të lënduarve nga zjarri në hotelin në Vlorë, dy me djegie të rënda
Zbulohen identitetet e gjashtë personave që mbetën të lënduar nga zjarri i fuqishëm që përfshiu në orët e para të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës.
Ndorina Rexhepi 25 vjec
Arlinda Rexhepi 27 vjec
Erza Grainca 21 vjec
Aldo Kasimi 30 vjec
Ana Dyrmishi 25 vjec
Luan Saliu, 21 vjeç
Disa prej tyre, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, u detyruan të hidheshin nga ballkonet, duke pësuar fraktura dhe dëmtime të tjera trupore.
Sipas Policisë, pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ndërsa një tjetër po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Dy prej të lënduarve kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trup.
Nga hetimet paraprake, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezulton se zjarri ka qenë aksidental. Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të saj.
Fraksion.com

