Nufi në Krujë: Rreziku i përhapjes së zjarreve drejt zonave të banuara ka kaluar
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ishte sot në fshatin Halil në Krujë, ku rreziku i përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara tashmë ka kaluar.
Zona kaloi momente të vështira kur flakët e zjarrit dolën jashtë kontrollit duke rrezikuar shtëpitë dhe komunitetet.
Nufi pa nga afër situatën ndërsa shprehu respekt dhe mirënjohje për punën dhe përkushtimin e efektivëve të angazhuar në operacionin për shuarjen e vatrave të zjarrit.
“Forcat dhe mjetet do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në zonë, në gatishmëri të plotë për çdo situatë dhe për të ndërhyrë menjëherë në rast të riaktivizimit të vatrave”, theksoi ministri Nufi.
“Siguria e banorëve mbetet prioriteti ynë”, shtoi ai në një postim në rrjetet sociale.
Fraksion.com

