AktualitetBota+Të fundit

Inteligjenca artificiale dhe planifikimi i pushimeve

Njerëzit në Gjermani po e shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale gjithnjë e më shumë edhe për planifikimin e pushimeve si dhe për këshilla për destinacionin e udhëtimit, vaksinat ose veçoritë kulturore të vendit.

Jeta e përditshme është stresuese dhe shpesh nuk ke shumë kohë për të planifikuar pushimet. Prandaj shumë njerëz në Gjermani po i drejtohen gjithnjë e më shumë inteligjencës artificiale (IA) për të kursyer kohë dhe për të marrë sugjerime e këshilla.Logo aplikacionesh Inteligjence Artificiale

Inteligjenca Artificiale (IA) po shfrytëzohet në Gjermani gjithnjë e më shumë edhe për planifikimin e pushimeve.Fotografi: Jaque Silva/NurPhoto/picture alliance

Sipas një njoftimi të shoqatës së industrisë digjitale Bitkom, pothuajse një në katër qytetarë gjermanë ka përdorur sugjerime të Inteligjencës Artificiale për të zgjedhur destinacionin e tyre të udhëtimit ose vendin për të kaluar pushimet. Gjithashtu 19 për qind e të anketuarve e kanë përdorur inteligjencën artificiale për të kërkuar akomodime, si dhe bileta avioni dhe treni.

Këtë të dhëna bazohen në rezultatet e një anketimi përfaqësues të rreth 1.000 vetëve mbi moshën 16 vjeç.

Rekomandime dhe këshilla 

Sipas anketës 6 për qind e të anketuarve thanë se e kanë përdorur IA për t’u bërë  një listë të gjërave që duhen të marrin me vete në udhëtim. Ndërsa 5 për qind informohen me ndihmën e inteligjencës artificiale për këshilla lidhur me destinacionin e udhëtimit, vaksinat ose veçoritë kulturore të destinacionit.Pamje nga Zyrihu

Një në katër qytetarë gjermanë ka përdorur sugjerime të Inteligjencës Artificiale për të zgjedhur destinacionin e udhëtimit Fotografi: Micha Korb/picture alliance

Rreth 17 për qind e kanë përdorur IA-në edhe në vendin e pushimeve për t’u informuar për ekskursioneve dhe aktivitete të ndryshme, ndërsa 21 për qind kanë kërkuar rekomandime për restorante.

25 për qind e të anketuarve thanë se kanë përdorur programe të inteligjencës artificiale për të përmirësuar fotografitë e tyre të pushimeve./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com