AktualitetTë fundit

Vrasja në Korçë, identifikohet viktima, 20-vjeçari ishte pjesë e Forcave të Armatosura

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku një person u vra me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Johan Zuko, rreth 20 vjeç, i cili mësohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura.

Sipas informacioneve paraprake, Zuko është qëlluar me armë zjarri, ndërsa dyshohet se është përdorur një kallashnikov. Autori i dyshuar u identifikua nga policia dhe po vijon puna për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur edhe postoblloqe policie.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com