AktualitetKosovaTë fundit

Me hedhje vezësh e tensione, Kuvendi në pikën zero

Vazhdimi i seancës konstituive më 8 gusht u shty pasi Albin Kurti i LVV-së kërkoi kohë shtesë për marrëveshje politike, duke mos propozuar emër për kryeparlamentar

Deklarimi i Kurtit u përcoll me tensione, pasi deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ju afrua Kurtit dhe nisi të hidhte vezë drejt tij. Deputetë të partive të ndryshme u grumbulluan më pas, duke shkaktuar tensione.

Kryesuesi Avni Dehari, pas tensionit të krijuar ndërpreu punimet e seancës konstituive.

Këto zhvillime vijnë pasi LVV dhe LDK duket se janë ende larg një marrëveshjeje për

Çfarë ndodhi në Kuvend?

 

Po ju sjellim të përmbledhur gjithçka që ndodhi gjatë vazhdimit të seancës konstituive më 8 gusht.

Me kërkesën e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, deputetët u mblodhën për vazhdimin e seancës konstituive, që nisi më 6 gusht.

Seanca e së shtunës nisi me vonesë njëorëshe dhe më pas u ndërpre brenda pak minutash. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, doli në foltore dhe sërish kërkoi kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Pasi u ul në ulësen e tij, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të Kurtit. Ky veprim rriti tensionet në Kuvend, me deputetët e LVV-së që u ngritën për të mbrojtur Kurtin dhe me ata të Aleancës që i dolën në mbrojtje deputetes së tyre.

Menjëherë pas kësaj, Dehari ndërhyri duke ndërprerë seancën, e cila ende nuk dihet se kur do të vazhdojë.

Ndonëse deputetët e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë, e cilësuan si jokushtetuese këtë seancë, ata morën pjesë në të. Ata argumentuan se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit skadoi në mesnatë.

Kurti, më pas tha, se konstituimi i Kuvendit nuk duhet të bëhet pa një marrëveshje edhe për çështjen e presidentit.

I pyetur për incidentin në sallë, ai tha se është “i lumtur” të paguajë çmimin e një veprimi të tillë nga Kadrijaj, nëse kjo do të thotë se partitë takohen dhe arrijnë një marrëveshje për presidentin.

Nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike kërkuan që LVV-ja të ushtrojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të propozojë kandidatin për kryeparlamentar.

Nga Aleanca thanë se LVV-ja qëllimshëm “dogji” afatin kushtetues për konsitituimin e Kuvendit.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jetë zgjedhur kreu i tij i ri dhe pesë nënkryetarët. Në bazë të një aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ky proces duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve dhe afati, sipas partive të tjera shqiptare, skadoi më 7 gusht në orën 23:59.

Por, LVV-ja argumenton se afati 30-ditor ka nisur më 6 gusht – kur ka nisur seanca konstituive e Kuvendit./REL

 


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com