Bota+Të fundit

Vlorë, shkel perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet me 300 mijë lekë

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues tip “Jet Ski” në zonën e Zvërnecit, pasi drejtuesi kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe kishte hyrë në zonën ku po laheshin pushuesit.

Gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Plazhi i Hidrovorit”, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare konstatuan mjetin lundrues brenda zonës së përcaktuar për sigurinë e pushuesve.

Në përfundim të veprimeve administrative, “Jet Ski” u bllokua, ndërsa ndaj poseduesit, shtetasit A. V., u vendos masë administrative prej 300 mijë lekësh, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Policia e Shtetit apelon ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke shmangur hyrjen në zonat e përcaktuara për pushuesit.

Policia njofton se çdo shkelje që cenon sigurinë e pushuesve do të ndëshkohet sipas ligjit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com