“Rama në burg, Berisha në burg”! Mbyllet protesta e 69-të kundër kryeministrit, shqiptarët të vendosur: Nesër më shumë, nuk ndalemi
Me thirrjet “Nesër më shumë”, është mbyllur protesta e 69-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Tiranë.
Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke hedhur thirrje si “Shqipëria kërkon revolucion”, “Atdheu nuk shitet”, si dhe duke kërkuar arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Sipas tyre, lëvizja qytetare do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të ngritura prej tyre ndaj qeverisë.
Fraksion.com

