Aksident i rëndë në Lushnje: Furgoni përfundon në kanal, një i moshuar në gjendje të rëndë
Pas përplasjes, furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe menaxhimin e trafikut.
Aksi Fier–Shegan Pushimi i Shoferit është një nga rrugët me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa banorët shpesh kanë ngritur shqetësime për mungesën e elementëve të mjaftueshëm të sigurisë rrugore.
Segmenti me dy korsi në secilin drejtim paraqet vështirësi për drejtuesit e mjeteve, të cilët duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ulin shpejtësinë, veçanërisht gjatë periudhave me trafik të lartë.
Rritja e lëvizjeve për shkak të ardhjes së emigrantëve gjatë sezonit veror ka sjellë edhe shtim të qarkullimit në akset kryesore, duke rritur rrezikun për aksidente rrugore.
Fraksion.com

