Rama mbledh ministrat në 24 dhe 25 gusht – Mund të bëjë ndryshime në kabinetin qeverisës
Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë qeverinë më 24 dhe 25 gusht. Takimi dyditor pritet të zhvillohet në Pogradec para nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Ministrat pritet të raportojnë për punën e bërë dhe objektivat për muajt në vijim. Këtë të enjte Rama publikoi edhe një mesazh në rrjetet sociale.
Ai kishte shkruar me shkrim dore 4 fjalë: Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim, të cilat i konsideron parimet që përfaqësojnë BESËN-n, plaftormën e prezantuar ditë më parë.
Kjo platformë synon të krijojë një aleance te re për rikthimin e besimit mes qytetareve dhe institucioneve.
Kryeministri Rama mund të bëjë ndryshime edhen në kabinetin qeverisës.
Fraksion.com

