Protesta, i moshuari thirrje Gjykatës së Lartë: Pezulloni nga detyra kryeministrin Rama. Ndjekje penale për të korruptuarit, qeveri teknike!
Një i moshuar që mori pjesë në protestën para Kryeministrisë u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të pezullojnë nga detyra kryeministrin Edi Rama, ndërsa kërkoi ngritjen e një qeverie teknike. Gjatë fjalës së tij, ai deklaroi se Gjykata e Lartë duhet të ndërhyjë për pezullimin e kryeministrit dhe t’i hapë rrugë një qeverie teknike.
Protestuesi kërkoi gjithashtu ndjekje penale për politikanët që, sipas tij, janë të korruptuar, si edhe masa kufizuese ndaj tyre.
“Kërkojmë ndjekje penale për këta politikanë, ndalimin e daljes së tyre jashtë vendit dhe sekuestrimin e pasurive”, tha ai. Në vijim, i moshuari u shpreh se qeveria teknike duhet të përbëhet nga qytetarë të ndershëm dhe se Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
“Qeveria teknike duhet të drejtohet nga qytetarë të drejtë, ndërsa presidenti duhet të zgjidhet nga populli dhe jo nga një Parlament i korruptuar”, deklaroi ai.
Fraksion.com

