AktualitetTë fundit

Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë 38-vjeçari nga Kosova

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në “Rrugën e Kombit”, pranë fshatit Fan, në Mirditë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:00, në afërsi të fshatit Fan, shtetasi nga Kosova me iniciale L. D., 38 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte, duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, 38-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë, pavarësisht ndihmës mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në autostradë, në afërsi të fshatit Fan, Mirditë, shtetasi kosovar me iniciale L. D., 38 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, ku, pavarësisht ndihmës së marrë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidenti.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com