AktualitetPolitikëTë fundit

Themelohet “Fincantieri Albania”, Nufi: Investim për zhvillimin e industrisë detare

Në Gjenova të Italisë, në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë “FINCANTIERI”, u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, me nënshkrimin e Aktit të Themelimit dhe Statutit të shoqërisë “Fincantieri Albania”.

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi nënvizon se, “ky partneritet përfaqëson një investim të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë detare shqiptare, transferimin e teknologjisë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend.”

Ndër të tjera, ministri Nufi u shpreh se, “Shqipëria vijon të ndërtojë partneritete të qëndrueshme me liderët ndërkombëtarë të industrisë, duke krijuar vlerë të shtuar për ekonominë dhe duke kontribuar në forcimin e sigurisë kombëtare.”

Shoqëria “Fincantieri Albania” do të angazhohet në menaxhimin e kantierit detar të Pashalimanit pas modernizimit të tij, si dhe do të mbikëqyrë ndërtimin e anijeve me gjatësi deri në 82 metra dhe me zhvendosje deri në 700 tonë, të destinuara si për tregun vendas, ashtu edhe për atë ndërkombëtar.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com