AktualitetTë fundit

Shkelën rregullat e qarkullimit, mbi 1 600 shoferë të gjobitur brenda një jave në Kavajë

Policia Rrugore e Kavajës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të menaxhuar trafikun gjatë sezonit turistik.

Sipas policisë, gjatë periudhës 28 korrik – 4 gusht 2026, janë arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Po ashtu, një shtetas tjetër është vënë në pranga.

Gjatë kësaj periudhe, efektivët e Policisë Rrugore kanë vendosur gjithsej 1 632 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Konkretisht, janë ndëshkuar 117 drejtues për parakalime të gabuara, 972 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 280 për ndalim ose qëndrim të gabuar, 17 për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit, 18 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 98 për mosvendosjen e rripit të sigurimit, si dhe 175 drejtues për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në akset urbane, interurbane dhe rurale, me përdorimin e mjeteve bashkëkohore logjistike, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e shkeljeve.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com